Site icon PrishtinaPress

Shqipëria publikon listën e lojtarëve për EURO 2024, prej tyre tetë kosovarë

Kryetrajneri i Shqipërisë, Sylvinho, e ka bërë të ditur listën preliminare të futbollistëve që do t’i marrë në Kampionatin Evropian në qershor.

Marrë parasysh kampanjën, nuk duket të ketë pasur shumë befasi në lidhje me të ftuarit, ndoshta përpos ftesës që nuk i është bërë Myrto Uzunit të Granadës, dhe ftesës që i është bërë Rey Manajt i cili ka shkëlqyer muajt e fundit me Sivassporin në ligën elitare turke.

Më poshtë gjeni emrat e ftuar sipas listës provizionale:

Portierë: Etrit Berisha, Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Simon Simoni

Mbrojtës: Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Ardian Ismajli, Arlind Ajeti, Naser Aliji, Mario Mitaj, Enea Mihaj, Marash Kumbulla

Mesfushorë: Amir Abrashi, Kristjan Asllani, Nedim Bajrami, Klaus Gjasula, Qazim Laçi, Ernest Muçi, Ylber Ramadani

Sulmues: Jasir Asani, Armando Broja, Mirlind Daku, Arbër Hoxha, Rey Manaj, Taulant Seferi

Exit mobile version