Shqipëria nuk lejon veto për hyrje të Kosovës në Konventën e Bashkëpunimit Policor të Evropës Juglindore

71
Advertisement

Shqipëria mbështet aderimin e Kosovës në Konventën e Bashkëpunimit Policor në Evropën Juglindore.

Advertisement

Zëvendësministri i Brendshëm shqiptar, Besfort Lamallari mori pjesë në Komitetin e Ministrave të Konventës së Bashkëpunimit Policor në Evropën Juglindore, në Vjenë të Austrisë.

Në diskutimet lidhur me klauzolën e aderimit, pati propozime për ta ndryshuar atë, ndërkohë që zv.ministri Lamallari shprehu rezerva në mënyrë që mos t’i mbyllet dera Kosovës në të ardhmen përmes sistemit të pranimit unanim të aplikimeve të vendeve të tjera.

“Ndërsa ekzistojnë përkufizime mbivendosëse dhe të paqarta se ku fillon ose mbaron Evropa Juglindore, Ballkani Perëndimor është padyshim në zemër të kësaj hapësire gjeografike”, theksoi ai.

“Me aderimin e vendeve të reja në Konventë dhe ratifikimin e Marrëveshjes për shkëmbimin automatik të profileve të ADN-së, të dhënave daktiloskopike dhe automjeteve, Ballkani Perëndimor do të jetë padyshim më i sigurt përballë formave të larmishme të krimeve ndërkufitare dhe grupeve kriminale heterogjene që veprojnë pa barriera në rajonin tonë”, tha Lamallari.

“Duke marrë të mirëqenë një mirëkuptim dhe marrëveshje të përbashkët për nevojën për të avancuar dhe forcuar më tej bashkëpunimin policor në këtë rajon, Republika e Shqipërisë do të ishte e gatshme të diskutonte një klauzolë të pranimit të bazuar në pëlqim, por duke bërë referencë të veçantë për vendet që nuk përfshihen në këtë rajon”, theksoi ai.

PostAdssFotoja e reklamës