3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Shqipëria nuk kalon në finalen e Eurovision 2022

Shqipëria nuk do të jetë pjesë e finales së “Eurovision 2022”.

Këngëtarja Ronela Hajati nuk është përzgjedhur për të performuar këngën e saj “Sekret” në mbrëmjen e së shtunës, finalen e madhe (14 maj).

Shtetet e tjera që janë kualifikuar mbrëmjen e sotme për në finalen e “Eurovision 2022” janë: Zvicra, Armenia, Islanda, Lituania, Portugalia, Norvegjia, Greqia, Ukraina, Moldavia, Holanda.

https://www.instagram.com/p/CdZACAAszuO/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=1074&rd=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com&rp=%2Fshqiperia-nuk-kalon-ne-finalen-e-eurovision-2022%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A1127%7D

Në gjysmëfinalen e dytë të Eurovisionit pritet të interpretojnë shtetet e tjera si: Finlanda, Izraeli, Serbia, Azerbajxhani, Gjeorgjia, Malta, San Marino, Australia, Qipro, Irlanda, Maqedonia e Veriut, Estonia, Rumania, Polanda, Mali i Zi, Belgjika, Suedia dhe Republika Çeke.

Nata e dytë gjysmëfinale duhet theksuar se mbahet më 12 maj, kurse finalja e madhe të shtunën (14 maj).

“Eurovision 2022” është duke u zhvilluar në arenën “Pala Alpitour” në Torino të Italisë, meqenëse ky shtet shënoi fitoren vitin e kaluar me grupin “Maneskin”.

Nikoqirë në edicionin e sivjetmë janë: Mika, Laura Pausini dhe Alessandro Cattelan.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img