4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Shqipëria një hap më afër Bashkimit Evropian – Më 15 tetor mbahet konferenca e dytë ndërqeveritare

Në faqen zyrtare të Këshillit të Evropës është publikuar agjenda e konferencës së dytë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, që do të mbahet në Luksemburg më 15 tetor.

Takimi do të shërbejë për hapjen e negociatave me Shqipërinë për Grupin 1: Bazat, duke përfshirë fushat e mëposhtme dhe kapitujt e negociatave:

Funksionimi i institucioneve demokratike

Reforma e administratës publike

Kapitulli 23 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore

Kapitulli 24 – Drejtësia, liria dhe siguria

Kriteret ekonomike

Kapitulli 5 – Prokurimi publik

Kapitulli 18 – Statistikat

Kapitulli 32 – Kontrolli financiar

Pas prezantimit të metodologjisë së rishikuar për negociatat e anëtarësimit në vitin 2020, kapitujt negociues ndahen në gjashtë grupime tematike: Bazat; Tregu i brendshëm; Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse; Axhenda e gjelbër dhe lidhje e qëndrueshme; Burimet, bujqësia dhe kohezioni; dhe marrëdhëniet e jashtme. Progresi në këtë grup do të përcaktojë ritmin e përgjithshëm të negociatave.

Aplikimi i Shqipërisë për anëtarësim në BE u dorëzua më 24 prill 2009. Në tetor 2012, Komisioni Evropian rekomandoi që Shqipërisë t’i jepet statusi i kandidatit, në varësi të përfundimit të masave kyçe në fushat e reformës gjyqësore dhe të administratës publike dhe rishikimit të rregullores së procedurës parlamentare.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img