0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Shqipëria merr një pikë në udhëtim te Islanda

Shqipëria ka luajtur baras në udhëtim te Islanda (1-1) në ndeshjen e parë në Grupin 2 të Ligës B në Ligën e Kombeve.

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin Laugardalsvollur në Reikjavik, të parët që shënuan ishin mysafirët.

Taulant Seferi ishte në vendin e duhur në kohën e duhur duke shfrytëzuar një top të kthyer për ta zhbllokuar rezultatin dhe me epërsi prej një goli për kuqezinjtë, skuadrat shkuan në pushim.

Me të filluar gjysma e dytë, Jon Dagur Thorsteinsson e shënoi golin e barazimit për ekipin vendas (49’).

Deri në fund të takimit nuk pati gola të tjerë, ashtu që dy përfaqësueset i ndanë pikët dhe tash Islanda është lider me dy pikë pas dy barazimesh, ndërsa Shqipëria ka një pikë nga kjo lojë e vetme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img