Ashtu sikurse edhe shpresoi, Shqipëria është ende në lojë për të fituar një medalje olimpike. Valiev mbete në garë për medaljen e bronzit në sportin e mundjes.
Nderin ia bëri në mënyrë indirekte kundërshtari nga Ubzekistani, i cili e mundi në çerekfinale. Ai kaloi në finale dhe sipas rregullores, Valiev do të ketë shansin të tentojë medaljen e bronzit.
Ai duhet të kalojë dy sfida përpara se të fitojë një medalje historike për Shqipërinë.