Orientimi i investimeve të huaja në tregun Ballkanik lidhet me një sërë arsyesh, mes tyre dhe kostoja e ulët e fuqisë punëtore. Hendeku mbetet i madh.
Nëse në vendet e BE-së çmimi mesatar për një orë pune përllogaritet në 24 Euro, në shtetet e rajonit ballkanik mesatarja e këtij treguesi shkon në 4.4 orë Euro.
Sipas studimit më të fundit që ka publikuar EuroStat, kur vjen fjala për Shqipërinë shifra është akoma edhe më e ulët: një orë pune ka koston mesatare 2.2 Euro.