1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Shqipëria me ligj të ri për shtetësinë, pasaporta edhe për kosovarët?

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave në Shqipëri, më 31 korrik, është miratuar projektligji i ri “Për Shtetësinë”. Në projektligjin që do t’i dorëzohet Parlamentit ka disa ndryshime thelbësore, siç është Neni 6 ku parashikohet “Fitimi i shtetësisë me origjinë”.

Aty parashikohet:

1.Shtetësia shqiptare fitohet nga i huaji, të paralindurit e të cilit kanë origjinën shqiptare, me kusht që të provohet lidhja familjare në vijë të drejtë, deri në tri shkallë, e kërkuesit me të paralindurin.

2.Në këtë rast shtetasi paraqet kërkesë për fitimin e shtetësisë shqiptare në bazë të origjinës dhe plotëson kriteret e përcaktuara në shkronjat “dh” dhe “ë”, të pikës 1, të nenit 8, të këtij ligji.

3.Dokumentacioni i nevojshëm që provon origjinën shqiptare të kërkuesit përcaktohet me udhëzim të ministrit.

Ky nen u krijon mundësinë të gjithë shqiptarëve që kanë lindur në shtete të tjera, por që arrijnë të provojnë origjinën shqiptare, të marrin shtetësinë e Shqipërisë. Qytetarët e Republikës së Kosovës u përjashtuan nga marrja e shtetësisë shqiptare me një vendim të korrikut të 2013-ës, pavarësisht se mund të provojnë origjinën (kombësinë) shqiptare.

Por ky vendim shfuqizohet në projektligjin e ri.

Në projektligj shkruhet: “Ligji nr.8389, datë 5.8.1998, “Për shtetësinë shqiptare”, i ndryshuar, vendimi nr.554, datë 3.7.2013, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e procedurave për njohjen ose fitimin e shtetësisë shqiptare nga personat me origjinë shqiptare, me përjashtim të shtetasve të Republikës së Kosovës”, dhe çdo dispozitë tjetër në kundërshtim me këtë ligj shfuqizohen.”

Një tjetër ndërhyrje e rëndësishme është edhe dhënia e shtetësisë shqiptare për këdo që lind brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Në nenin 4 “Mënyrat e fitimit të shtetësisë”, përveç origjinës është shtuar edhe: “lindje në territorin e Republikës së Shqipërisë”.

Kjo do të thotë se Shqipëria pranon parimin e “Jus soli”, që i jep shtetësinë çdo personi që lind brenda territorit të saj edhe nëse asnjë prej prindërve nuk ka shtetësinë shqiptare. Ky parim respektohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa në disa shtete të Evropës janë disa kritere shtesë që duhet të plotësohen./TCH

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img