Site icon PrishtinaPress

Shqipëria mbetet pa skuadër në Evropë, Egnatia dhe Partizani s’ia dalin

Kampionja e Shqipërisë në futboll, KF Egnatia, ka humbur në “Loro Boriçi” nga Vikinguri i Islandës, duke dështuar ta kalojë turin e dytë eliminator në Conference League.

Rrogozhinasit pavarësisht se në ndeshjen e parë triumfuan 1-0 në Reykjavik, pësuan 0-2 në Shkodër, duke u eliminuar nga garat evropiane, njofton klankosova.tv.

Rrethin e tretë kualifikues në UECL nuk e kapi as Partizani i Tiranës. Të kuqtë e humbën 2-0 duelin e parë nga modestët e Gjeorgjisë, FC Iberia 1999, kurse në “Elbasan Arena” s’shkuan më shumë se një barazim pa gola.

Kategoria Superiore u përfaqësua edhe nga Tirana e Vllaznia në këto eliminatore të UEFA Europa Conference League, por të dyja ngecën që në rrethin e parë, raporton klankosova.tv.

Skenderbeu vazhdon të mbetet ekipi më i suksesshëm i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Korçarë

Exit mobile version