ShBA-të kanë dal kundër regjimit të Teheranit në Iran. Ata në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë vrarë gjeneralin, Qassim Soleimani.
Rreth këtyre ngjarjeve ka reaguar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Përmes një postimi në Twitter, Rama ka mbështetur qëndrimin e presidentit amerikan, Donald Trump dhe ShBA-ve karshi Iranit.
Vlen të kujtojmë që gjatë vitit të kaluar, ambasadori iranian u dëbua nga Shqipëria.
“Si një vend që njohu pak kohë më parë veprimtarinë e padrejtë të Iranit kundër botës së lirë dhe krijoi distancë të qartë nga ajo, Shqipëria e mbështet fuqishëm qëndrimin e Donald Trump ndaj një aktivisti dashakeq si regjimi i Teheranit. Ne qëndrojmë me ShBA-të dhe shpresojmë që të gjithë ta bëjnë këtë.”, u shprehë Rama në postimin e tij.