4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Shqipëria mbajti stërvitjen e fundit në Varshavë, nesër përballet me Poloninë

Kombëtarja e Shqipërisë do të nisë nesër (e hënë) ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

“Kuqezinjtë” do të luajnë në udhëtim kundër Polonisë.

Kombëtarja shqiptare mbylli sot përgatitjet për këtë ndeshje, duke mbajtur seancën e fundit stërvitore në stadiumin “PGE Naradowy”, aty ku edhe do të zhvillohet ndeshja.

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) bëri me dije se të 23 lojtarët e grumbulluar kanë udhëtuar me ekipin dhe janë stërvitur normalisht në një seancë pa shumë ngarkesa dhe më shumë të fokusuar tek ushtrimet me top dhe improvizime të situatave të ndryshme të lojës.

Rregullisht janë stërvitur dhe Thoams Strakosha, Myrto Uzuni dhe Armir Abrashi, i cili e ka kaluar gjendjen gripale dhe është i gatshëm gjithashtu për të luajtur në këtë premierë të edicionit. Stafi teknik ka punuar vazhdimisht me detajet për të përgatitur ekipin për çdo situatë.

FSHF njoftoi gjithashtu se i gjithë grupi është shfaqur i karikuar, duke kënaqur pritshmëritë e stafit teknik në drejtim të grintës dhe dëshirës për të dhënë maksimumin në këtë ndeshje shumë të rëndësishme për objektivat e Kombëtares.

Një numër i konsiderueshëm tifozësh shqiptarë do të jenë të pranishëm në stadiumin e Varshavës për të mbështetur Shqipërinë në këtë rrugëtim të ri.

Ndeshja mes Polonisë dhe Shqipërisë do të zhvillohet nga ora 20:45.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img