Shqipëria ka nënshkruar marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për sigurinë kibernetike. Të pranishëm në ceremoni janë Kryeministri Edi Rama me ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah Bin Zayed Al Nahyan.
Marrëveshjen e bashkëpunit në sigurinë kibernetike kryeministri Rama e cilësoi me rëndësi strategjike për Shqipërinë.
“Më lini të shpreh mirëseardhjen nga zemra ministrit të Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe në Shqipëri. Emiratet e Bashkuara është një vend që ka qenë i pranishëm kur ne e kemi pasur më të nevojshme për të mos u ndjerë të vetëm. Duke e nisur me eksodin e madh masiv të shqiptarëve të Kosovës drejt Shqipërisë kur presidenti aktual i Emirateve të Bashkuara, i shoqëruar nga një grup i madh njerëzish për të sjellë ndihmë e lehtësim dhe kur u hap rruga për uljen e avionëve në Kukës për të ndihmuar ata që ishin shumë në nevojë.
Miqësinë e kemi ndjerë dhe më duhet të them që vitet e fundit kanë shenjuar zhvillime tejet positive. Si dëshmitar i vullnetit të plotë të Emirateve të Bashkuara Arabe për t’u bërë pjesë e një rrugëtimi të gjatë por edhe për të bërë gjithcka për preocesin e normalizimit mes Serbisë dhe Kosovës si dhe për t’u siguruar që të gjitha vendet bashkë të marrin gjithmonë e më tepër së bashku në të ardhmen dhe të jenë më pak të lidhur me të shkuarën. Nuk është motivim i mirë nëse nuk shohim arsye për të vrapuar drejt së ardhmes.
Miku im, e di që keni shumë punë, duhet të shkoni nga njëra pikë në tjetrën. Jeni gjithmonë në vrap e sipër por nuk ju kam zili. Ne ju vlerësojmë e jemi të bekuar që kemi qenë kaq të privilegjuar për këtë periudhë historike që pas një izolimi të gjatë mundëm të takojmë njerëz si ju dhe si popullin e emirateve që na e bëjnë jetën më të bukur se jo vetëm s’ndihemi vetëm por jashtë mase të respektuar. Asgjë s’është më e rëndësishme se miqësia”, tha Rama.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se pas sulmit kibernetik të disa kohëve më parë, mes vendeve që i erdhi në ndihmë Shqipërisë ishin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
“Kështu që padyshim të parët që na u gjetën pranë ishin dhe Emiratet e Bashkuara së bashku me partnerë të tjerë, ku dua të vecoj SHBA. Por ndërkohë mardhënia jonë me Emiratet e Bashkuara ka kaluar në një nivel tjetër. Flitet për një bashkëpunim afatgjatë, që do të ndihmojnë sektorin e cyber security që të ngrihet në një nivel ekspertize për të përballur cdo lloj sulmi në të ardhmen.
Një nga elementet më të rëndësishme për mbrojtjen. Ne ndajmë informacion ditor për Emiratet e Bashkuara për sulmet gjatë ditës dhe ata bëjnë të njëjtën gjë me ne. Midis dy palëve do të nënshkruhet një memorandum bashkëpunimi. Sot fillojmë një kapitull të ri bashkëpunimi të ri me Emiratet e Bashkuara. Shkëmbimi i informacionit, i njohurive, kapaciteti njerëzor që është një nga asetet më të rëndësishme dhe ngritja e sistemeve të cilat ne tashmë kemi bërë analizën, të gjithë strategjinë se cfarë do të na duhet për të ardhmen dhe të gjithë këto kërtkesa i kemi parashtruar tek partnerët tanë dhe specialistët e agjensisë.”, tha Balluku. /PrishtinaPress/