Kombëtarja e Shqipërisë ka arritur të marrë një pikë ndaj Kroacisë në ndeshjen e dytë të zhvilluar në kuadër të Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Shqipëria barazoi me rezultat 2:2 ndaj Kroacisë, ndonëse kishte epërsinë në pjesën më të madhe të ndeshjes.
Qazim Laçi shënoi për Shqipërinë në minutën e 11-të pas një super asistimi të Asanit, por nuk arriti ta ruante epërsinë më shumë se 74 minuta lojë.
Kramariç shfrytëzoi gabimin e Seferit në sulm dhe arriti të barazojë rezultatin pas një kundërsulmi të shpejtë të Kroacisë.
Vetëm dy minuta pas tij, Kroacia realizoi edhe golin e dytë duke përmbysur rezultatin.
Shqipëria tentoi të rikthehej në lojë me zëvendësimet në minutat e fundit, por arriti vetëm një barazim.
Gjasula shënoi golin e barazimit në minutën e 94-të, mirëpo koha ishte e pamjaftueshme për të arritur një fitore.
Pas disfatës nga Italia kjo është pika e parë parë për Shqipërinë në Euro 2024.
Ndeshjen e radhës Shqipëria do të luaj ndaj Spanjës.