1.1 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Shqipëria ka një lajm të madh për ndeshjen me Izraelin

Zgjidhet më në fund dilema se ku do të luhet ndeshja Shqipëri-Izrael.
Pas lajmit të përhapur se fusha e stadiumit të Shkodrës nuk është ende gati për t’u shkelur në ndeshjen e 12 nëntorit, gjithçka hidhet poshtë nga ana e drejtorit te terreneve sportive në FSHF, Pal Dajçi.
Ky i fundit ka konfirmuar se pas punimeve të kryera fusha është në gjendjen më optimale.
“Fusha është në gjendje optimale dhe mund të luhet futboll që nesër, por gjithsesi Vllaznia duhet ta na presë dhe pak pasi do ishte më mirë që impianti të rihapet për ndeshjen e 12 nëntorit me Izraelin. Është punuar shumë që gjithçka të jetë gati për ndeshjen e kombëtares dhe dua të falenderoj me këtë rast dhe punëtorët që kanë bërë një punë të shkëlqyer.”
Përsa i përket stadiumit ku do të luhet ndeshja e radhës, Pal Dajçi u shpreh i sigurt: “Më 12 nëntor, Shqipëri-Izrael do të luhet në “Loro Borici”.”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img