Site icon PrishtinaPress

Shqipëria fiton pa problem kundër Armenisë

Shqipëria e ka mposhtur Armeninë me rezultat 2-0 në Air Albania sonte. Kjo do të jetë ndeshja e fundit e Kombëtares shqiptare për këtë vit, derisa në miqësoren e parë të organizuar po ashtu në Tiranë Shqipëria humbi nga Italia me rezultat 1-3. Skuka (28’) dhe Asllani (64’) shënuan për Kombëtaren 

Shqipëria e ka dominuar dhe mposhtur me rezultat 2-0 skuadrën e Armenisë, në një miqësore që u zhvillua në Air Albania në Tiranë. 

Pjesa e parë o dominua nga djemtë e Edi Rejas dhe goli i epërsisë erdhi në minutën e 28-të të ndeshjes. 

Xhejlano Skuko mori një top të mirë në zonë dhe goditi me të parën për të zhbllokuar këtë sfidë. 

Shqipëria ka mundur të shënojë së paku edhe një gol, pasi që kishte disa raste por që ata nuk ia dolën dot. 

Pjesa e dytë përsëri ishte më e mirë për Shqipërinë të cilët vazhdonin të bënin presion në mbrojtjen armene. 

Kështu Armenia shkakton penallti në minutën e 63-të të cilën në gol e shndërron një minutë më vonë, Kristijan Asllani për rezultat 2-0. 

https://streamja.com/embed/B3Rag

Ky ishte edhe rezultat përfundimtar në këtë ndeshje që bën që Shqipëria ta përmbyll këtë vit me fitore, derisa Kuqezinjtë e Reja kthehen në aksion në muajin mars për ndeshjet kualifikuese për Euro 2024. 

Ata do të luajnë si mysafirë kundër Polonisë më 27 mars.

Exit mobile version