Mbrëmë, Kosova gëzoi shqiptarët me një fitore të rëndësishme ndaj Irlandës së Veriut, kurse radha tani është te Shqipëria.
Kuqezinjtë përballen sonte në “Air Albania” në Tiranë me Izraelin, në grupin 2 të Ligës B në Nations League.
Shqipëria do të synojë fitoren për të marrë primatin në grup, pozitë që i garanton kualifikimin në Ligën A dhe pjesëmarrjen në play-off për kualifikim në Evropianin e ardhshëm.
Të kuqtë kanë arsye për të shpresuar për fitore, pasi në këtë takim do ta kenë ndihmën edhe të dyshes sulmuese, Armando Broja dhe Myrto Uzuni, të cilët munguan në ndeshjen e parë ndaj Islandës.
Momentalisht, në vendin e parë është Islanda me dy pikë, e pasuar nga Shqipëria dhe Izraeli me nga një dhe Rusia në fund pa pikë, e cila nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje, pasi momentalisht është e pezulluar nga FIFA dhe UEFA.