3.5 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Shqipëria e përfundon një proces të rëndësishëm drejt anëtarësimin në BE

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Igli Hasani, ka njoftuar se është përfunduar një proces tejet i rëndësishëm drejt anëtarësimit të këtij vendi në Bashkimin Evropian.

Hasani tha se procesi i shqyrtimit të përputhshmërisë, i njohur si “screening” përfundoi me sukses këtë javë në Bruksel.

“Ky proces zgjati për 14 muaj me 777 prezantime, me përfshirjen e mbi 1500 ekspertëve shqiptarë dhe 1000 ekspertëve të Komisionit Evropian. Që prej vitit 2022, u mbajtën 300 takime shpjeguese dhe dypalëshe për shqyrtimin e acquis. Ky proces e sjell Shqipërinë më afër me Bashkimin Evropian dhe e bën atë më të përgatitur për fazat e mëtejshme të integrimit. Hapi i radhës është hapja e grupkapitullit të parë për çështjet themelore. Një nxitje për angazhim intensiv, me qëllim përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img