Site icon PrishtinaPress

Shqipëria e fiton edhe miqësoren ndaj Azerbajxhanit, gati për EURO 2024

Shqipëria e ka fituar edhe miqësoren ndaj Azerbajxhanit përpara ndeshjeve të Euro 2024.

Golin e parë e shënoi Nedim Bajrami nga distanca në minutën e 11-të të ndeshjes, e që ishte edhe rezultati i pjesës së parë.

Ndërsa, goli i dytë erdhi vonë, tek në minutën e 81-të nga Rey Manaj, kurse gjashtë minuta më vonë Qazim Laçi trefishoi epërsinë për kuqezinjtë.

Ndërsa, golin e nderit për Azerbajxhanin e shënoi Gurbanli në minutën e 91-të të takimit.

Kjo ishte miqësorja e fundit e Shqipërisë përpara fillimit të ndeshjeve të Euro 2024.

Exit mobile version