Shqipëria e ka fituar edhe miqësoren ndaj Azerbajxhanit përpara ndeshjeve të Euro 2024.
Golin e parë e shënoi Nedim Bajrami nga distanca në minutën e 11-të të ndeshjes, e që ishte edhe rezultati i pjesës së parë.
Ndërsa, goli i dytë erdhi vonë, tek në minutën e 81-të nga Rey Manaj, kurse gjashtë minuta më vonë Qazim Laçi trefishoi epërsinë për kuqezinjtë.
Ndërsa, golin e nderit për Azerbajxhanin e shënoi Gurbanli në minutën e 91-të të takimit.
Kjo ishte miqësorja e fundit e Shqipërisë përpara fillimit të ndeshjeve të Euro 2024.