Site icon PrishtinaPress

Shqipëria 128 milionë euro për mirëmbajtjen e rrugëve

Shqipëria dhe Banka Botërore do financojnë një projekt prej 128 milionë euro për mirëmbajtjen dhe vendosjen e sinjalistikës së rrugëve në gjithë Shqipërinë.
Më 16 shtator do të hapet tenderi nga Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARSH), duke shënuar herën e parë që gati 1400 kilometra rrugë do të mirëmbahen plotësisht nga subjekte private.
Banka Botërore merr pjesë në projekt me gati 66 milionë euro, ndërsa pjesa tjetër është plotësuar nga qeveria shqiptare. Sipas dokumenteve, mirëmbajtja është ndarë në 4 zona me kontrata të veçuara, sipas shtrirjes gjeografike.
Tenderi është ndërkombëtar, por në garë marrin pjesë edhe bashkime kompanish shqiptare me të huaja. Kontratat parashikojnë rehabilitim të rrugëve, punime të ndryshme dhe vendosje sinjlaistike, njofton Tch.
Po ashtu do ndërhyhet për korrigjimin e atyre pjesëve të rrugëve që konsiderohen si zona të zeza për nga rreziku i aksidenteve. Projekti zgjat deri në fund të vitit 2021 dhe përmes tij synohet ulja e numrit të aksidenteve me rreth 15 për qind.

Exit mobile version