2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Shqipëri: Turistët në dyqane e këmbejnë 1 euro me 100 lekë

Euro ka vijuar rënien në tregun valutor të Shqipërisë.

Kështu pra nga 1 qershori ku këmbehej me 109.4 lekë, monedha evropiane ka arritur të këmbehet në tregun valutor me 103.6 lekë, një zhvlerësim me 6% në harkun kohor të një muaji e dy javësh.

Që me hyrjen e korrikut monedha ka vijuar të këmbehet nën kufirin e 105 lekëve, ndikuar edhe nga periodiciteti i monedhës, e cila në kulmin e sezonit turistik gjithmonë̈ ka pësuar zhvlerësim për shkak të prurjeve të mëdha, shkruan Top Channel.

Në gjashtë muajt e parë të vitit, Banka e Shqipërisë bleu 120 milionë euro nëpërmjet ankandeve publike për të rritur rezervën valutore duke hequr euro nga qarkullimi. Kjo shumë ishte dy herë me lartë se e njëjta periudhë një vit më parë, por duke mos dhënë asnjë ndikim në stabilizimin e euros.

Zhvlerësimi i euros sipas institucioneve publike po vjen për shkak të ekonomisë̈ formale, ku përmendet rritja e investimeve të huaja, remitancave dhe prurjeve nga turistët. Gjithashtu zvogëlimi i deficitit korrent tregon se ka më shumë valutë në qarkullim. Ndërkohë të njëjtin fat po pëson edhe dollari, i cili po tregtohet poshtë kufirit të 100 lekëve dhe në kursin valutor të 13 korrikut po këmbehet me 92.77 lekë. Në krahasim me një vit më parë zhvlerësimi I monedhës amerikane është me 21%.

Institucionet publike kanë mohuar ndërhyrjen, duke preferuar që të mbajnë regjimin e kursit të lirë të këmbimit. Banka e Shqipërisë ka organizuar edhe një takim në 13 korrik me bankat e nivelit të dytë duke i kërkuar atyre që të ofrojnë produkte ndihmëse për bizneset eksportuese ku përfshihen kontratat e të ardhmes që mbajnë të fiksuar kursin e këmbimit, si dhe ka kërkuar që t’i ndihmojnë me ristrukturimin e kredive.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img