Nuk ka gola në Air Albania në 45 minutat e para të ndeshjes në sfidën Shqipëri – Moldavi.
Përkundër dominimit nga kuqezinjtë, 45 minutat e para nuk prodhuan gola dhe dy skuadrat shkuan në pushim prej 15 minutave 0-0.
Ylber Ramadani provoi në minutën e 20-të nga distanca, por goditja e tij u prit nga portieri moldav.
Vetëm një minutë më vonë, ishte Sokol Cikalleshi që gjuajti bukur, por gjuajtja e tij u ndal nga traversa duke qenë i pafat.
Shqipëria ishte më mirë edhe në posedim të topit duke e mbajtur atë 68 për qind, derisa mysafirët patën vetëm 32 për qind posedimin e topit.
Në pjesën e dytë kuqezinjtë pritet ta shtojnë trysninë në repartin ofensivë, pasi fitorja është shumë e rëndësishme.