4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Shqipëri: Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, dënohet me pesë vite burg

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë vendimin për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Trupa e gjyqtarëve e përbërë nga Flora Hajredinaj, Ardit Mustafaj dhe Irena Gjoka kanë vendosur shpalljen e Tahirit të fajtor për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Ai dënohet me 5 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi zbritet në 1/3, pra në 3.4 vite burg.

Por ky dënim ri-kualifikohet në 3 vite shërbim prove, në mënyrë që ai të mos kryejë asnjë vepër penale dhe të mos ushtrojë asnjë funksion publik.

Ndërkohë kanë rënë tre akuzat e rënda, ajo e krijimit të grupit të strukturuar kriminal, korrupsion të zyrtarëve të lartë si dhe trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim.

Vendimi maratonë/ Tre gjyqtarët 10 orë të ngujuar

Seanca e sotme e marrjes së vendimit për Saimir Tahirin ishte maratonë. Gjyqtarët u ngujuan në dhomën e këshillimit për 9 orë me radhë. Gjyqtarët u tërhoqën për vendim rreth orës 12:00 të mesditës, ndërsa mësohet se edhe kanë debatuar me njëri-tjetrin nëse Tahiri ishte fajtor apo jo.

Fillimisht ishte njoftuar se gjyqtarët do të bënin publik vendimin në orën 16:00. Vendimi për Tahirin u njoftua rreth orës 21:55 minuta, pra pas rreth 10 orësh nga momenti kur gjyqtarët u kyçën në dhomën e këshillimit.

Kujtojmë se ish-ministri gjatë ditës është mbrojtur në lidhje me akuzat duke treguar se prokuroria nuk ka asnjë provë që e inkriminon atë. Prokuroria kërkoi 12 vite burg i cili i përkthyer në gjykim të shkurtuar shkonte në 8 vite.

Sipas akuzës nga provat dhe përgjimet në tërësi të bëra nga ana e prokurorisë është arritur në konkluzionin se ish-ministri i Brendshëm u ka siguruar mbrojtje dhe paprekshmëri grupit të trafikantëve ku bënin pjesë edhe kushërinjtë e tij të njohur ndryshe si vëllezërit Habilaj.

Ish-ministri akuzohej nga Prokuroria për tre vepra penale; “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, në kuadër të dosjes “Habilaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img