Mbrëmë, Shqipëria e ka realizuar një fitore spektakolare ndaj Ukrainës në Pragë.
“Kuqezinjte” triumfuan 1:2 me golat e Ardian Ismajlit dhe Jasir Asanit.
E pas këtij suksesi, skuadra e udhëhequr nga Sylvinho do ta ketë një tjetër përballje të marten.
Në “Air Albania”, ndeshja do të luhet kundër Gjeorgjisë, që po ashtu startuan mjaft mirë duke e mposhtur Çekinë 4:1.
Interesimi i tifozëve është shumë i madh dhe biletat për lojën Shqipëri – Gjeorgji janë shitur të gjitha, njofton Federata Shqiptare e Futbollit.
FSHF-ja i falënderon të gjithë tifozët shqiptarë që do të jenë të pranishëm në stadiumin “Air Albania” më 10 shtator, në mbështetje të ekipit tonë Kombëtar dhe i fton të krijojnë një atmosferë të ngrohtë, pozitive dhe të tregojnë respekt ndaj ekipit kundërshtar.