Site icon PrishtinaPress

Shqipe Selimi: S’kam folur me Rexhën sot, por ndoshta mund të na shikojë

Ish-ushtarja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shqipe Selimi, tha se nuk ka mundur të flasë sot me ish-anëtarin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi, i cili po mbahet në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë.

Shqipe Selimi tha në Frontal në T7 se nuk ka mundur të flasë sot me Rexhep Selimin, për shkak të gjykimit që po vazhdon atje.

“Me Rexhën nuk kam komunikuar për arsye se atje në Hagë po vazhdon gjykimi dhe sot ka pasur seancë gjyqësore. Dhe kur ka seancë gjyqësore duhet të lëvizin nga paraburgimi në sallën e gjyqit”, tha ajo.

“Por besoj se gjatë emisionit mund të na shikojë”, tha Shqipe Selimi.

Deputetja i uroi ish-udhëheqësit e luftës që po mbahen në paraburgim në Hagë me rastin e përcjetorit të çlirimit të Kosovës, duke thënë se “ata kanë bërë një luftë të drejtë”.

Shqipe Selimi e njohu në luftë rexhep Selimin, ndërsa tha se ishin lidhur pas luftës. Tani, ata kanë dy fëmijë.

 

Exit mobile version