3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Shqetësuese: Këtë vit kanë vdekur 54 persona si pasojë e aksidenteve në trafik

Jeton Rexhepi, drejtor i Divizionit të Komunikacionit Rrugor në Policinë e Kosovës, ka bërë të ditur se këtë vit kanë vdekur 54 persona si pasojë e aksidenteve të trafikut.

Ai në RTV Dukagjini, tha se në periudhën e njëjtë në vitin e kaluar kishin humbur jetën 59 persona.

“Shkaktarë më të shpeshtë të këtyre aksidenteve fatale janë tejkalimi i shpejtësisë, tejkalimi në vende të ndaluara, mosrespektimi i sinjalizimit. Pastaj mos mbajtja e distancës së sigurisë, nga një shpërqendrim sidomos me telefon, shkaktohet aksident me dëme apo lëndime. Deri sot 54 persona kanë humbur jetën, derisa vitin e kaluar kanë qenë 59 viktima”, tha ai.

Rexhepi po ashtu bëri të ditur se në këtë sezon të verës ka tendencë të rritjes së aksidenteve të trafikut krahasuar me vitin e kaluar.

“Tani në këtë fillim të sezonit veror, numri i aksidenteve me dëme e lëndime ka tendencë të rritjes krahasuar me vitin paraprak. Por, nëse i referohemi të dhënave për periudhën e parë të vitit në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i aksidenteve me fatalitet ka shënuar rënie”, tha ai.

Ai tha se me ardhjen e bashkatdhetarëve në Kosovë ngarkohet edhe trafiku. Sipas tij janë mbi 430 mijë automjete aktive në Kosovë, kurse nga diaspora vijnë gati sa gjysma e këtij numri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img