Tri gra janë raportuar vetëm dje të zhdukura në Kosovë. Njëra në Podujevë, e tjerat në Klinë e Prizren. Policia njoftoi se ato janë larguar nga shtëpitë e tyre dhe se nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre.
Njëra në Prizren, sipas nënës së saj ka dal nga shtëpia më 17 korrik dhe nga atëherë nuk është kthyer më në shtëpi e as nuk dihet vendndodhja e saj.
E një 30-vjecar që u zhduk para disa ditësh u gjet dje nga Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim.
A.B., ishte zhdukur nga 8 shtatori.
Pas angazhimit të pandërprerë nga Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, Policisë së Kosovës dhe qytetarëve u bë e mundur gjetja e Arben Beselica i zhdukur nga data 08.10.2023. Arbeni është në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftimin e Shoqatës.
E për gjetjen e tij njoftoi sot edhe Policia e Kosovës.
Këto nuk janë rastet e vetme që u lajmëruan në Polici.
Nga Zyra për Informim në Policinë e Kosovës kanë konfirmuar për Gazetën Express, që nga janari i këtij viti e deri në fund të shtatorit janë raportuar 152 raste të personave të zhdukur.
Kujtojmë që gjatë kësaj periudhe ka pasur raste që të zhdukurit më pas janë gjetur të vdekur.
Së fundmi ishte rasti i një burri në fshatin Abri të Epërme të Drenasit.
Më 2 dhjetor të këtij viti ai u gjet i vdekur në një bunar në pyllin e fshatit, disa ditë pasi ishte raportuar i zhdukur nga familja.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar i cili ishte larguar nga shtëpia ditë më parë, është gjetur pa shenja jete në një pus (bunar) në pyllin e fshatit. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftim. /Express/