Bankieri i Katarit, Sheiku Jassim bin Hamad Al-Thani ka shprehur dyshimet e tij që familja Glazer do ta shesë Manchester United, pasi që blerja e klubit po vazhdon të zvarritet
Sheiku Jassim është njëri nga dy ofertuesit të cilët dërguan ofertat e tyre për blerjen e Manchester, bashkë me biznesmenin britanik, Sir Jim Racliffe. Megjithatë, Glazers ende se kanë pranuar asnjërën ofertë dhe Manchester Evening News raporton me burime të afërta që Sheiku Jasim është shumë i shqetësuar që familja nuk po e shet klubin.
“Hapat e ardhshëm janë në dorën e shitësit dhe ajo çfarë mund të bëjmë ne është të presim”, ka thënë ky burim.
Glazers lajmëruan qëllimin e tyre për ta shitur klubin në nëntor të vitit të kaluar. Por procesi është zvarritur në mënyrë torturuese me disa raunde të ofertave që është përcjell edhe me raporte që familja janë të ndarë për atë se a duhet të vazhdojnë apo ta shesin atë.
Vëmendja për momentin do të kthehet në fushë pasi që United luan në udhëtim kundër Tottenhamit të shtunën në mbrëmje e ku pa dyshim do të këtë protesta anti-Glazers në sektorin e tifozëve mysafirë të kësaj skuadre.