1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Shqetësime për ndërprerjen e operacioneve elektive në spitale publike

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK, si zakonisht, në cilësinë e zërit të pacientëve, shpreh shqetësimin e saj lidhur me ndërprerjen e operacioneve elektive nëpër Spitalet Publike në Kosovë.
Këtë shqetësim PRAK  ia ka shprehur edhe Drejtorit të Përgjithshëm të SHSKUK–së, mirëpo nuk ka marr ndonjë përgjigje!
Arsyetimi i cili jepet në vendimin e menagjmentit të spitaleve për ndërprerjen e këtyre operimeve, se kjo po bëhet për shkak të pushimeve vjetore të mjekëve dhe për shkak të temperaturave të larta, mendojmë se është i pa bazë, shkon në dëm të pacientëve dhe bie ndeshë me:
I.    Ligjin për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Qytetarëve në Kujdesin Shëndetësorë, përkatësisht nenin 4, paragrafët:
1. Çdo qytetar ka të drejtë, për kujdes shëndetësor që është i kushtëzuar me gjendjen e tij të shëndetit. Kujdesi shëndetësor duhet të jetë adekuat, me qasje në vazhdimësi për të gjithë dhe pa diskriminim dhe
3. Qasja ndaj shërbimeve shëndetësore është në vazhdimësi, atëherë kur sistemi i ofrimit të shërbimeve shëndetësore funksionon gjatë 24 orëve.
II.    Udhëzimin Administrativ 15/2013 – Karta e të Drejtave dhe Përgjegjësive të Pacientit në Kosovë, përkatësisht me pikat:
7- e drejta për respektim të kohës së pacientëve,
11- e drejta për shmangien e vuajtjeve dhe dhimbjeve, si dhe
12- e drejta për trajtim personal.
Modernizimi i shëndetësisë në Kosovë, ngritja e infrastrukturës në nivel më të lart në krahasim me vitet e kaluara, fakti se operacionet nuk janë ndaluar edhe në Spitalet private por ato kryhen sikur në periudhat tjera kohore, dhe fakti se temperaturat e larta nuk e pengojnë kryerjen e operacioneve as ne vendet ekuadoriale, ku tempersaturat gjithmonë janë të larta, bëjnë që ky vendim për ndërprerje të operacioneve të duket më shumë se i panevojshëm.
Duke e kuptuar qëllimin e mirë nga i cili është nisur kjo iniciativë (që të mos ketë komplikime shëndetësore për pacientë), por duke e pasur parasysh që ky vendim nuk është në harmoni me ligjin, Shoqata e të Drejtave të Pacientëve – PRAK, propozon, që pacientët të kenë të drejtë që pas sqarimit të rreziqeve dhe komplikacioneve të mundëshme, të marrin vet vendimin se a duan të presin për operacionin apo duan ta kryejnë tani.
Bordi i Shërbimit Spitalorë Klinik Universitarë i Kosovës- SHSKUK si autoriteti suprem i Spitaleve publike të Kosovës, duhet  të ndërmarrë masa dhe në pajtim me ligjet në fuqi, të ndërpres këtë praktik jo ligjore të Spitaleve publike.
Kjo do të ndikonte edhe në uljen e mundësisë për keqpërdorime, duke patur parasysh se disa nga mjekët, për ndonjë favor personal, mund t`i kaloj në listën e operacioneve urgjente pacientët e caktuar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img