Chelsea do të jetë pa sponsor në anën e përparme të fanellave në ndeshjen e xhiros së parë që e zhvillon kundër Liverpoolit të dielën
Kompania teknologjike “Infinite Athlete është rrugës që të jetë një sponsor i anës së përparme të Chelseat. Megjithatë, kontratat nuk janë finalizuar në kohë me kompaninë gjigante amerikane për fanellat e kaltërta, kështu që logo e saj do të mungojë në derbin e Bluve kundër Reds në Stamford Bridge të dielën.
Kërkimi për një sponsor nga Blutë po ashtu ka qenë një prej shumë sagave këtë verë. Klubi ka qenë i frustruar me rregullat e reja të Premier Ligës, me pas ishte reagimi i fansave gjë që bëri që ata të lansojnë fanella pa sponsor në anën e përparme.
E inspiruar nga fanella e viteve 90 e Chelsea, prapë kjo mori kritika të këqija për mungesë të sponsorëve. Dështimi për të pasur një marrëveshje bëri që ata të paraqiten pa sponsor së paku edhe një ndeshje pas kësaj.
Ky makth i Chelsea dhe ai i sezonit të kaluar mund të harrohet nëse gjatë vikendit ata e mundin Liverpoolin si vendas.