Takimet në mes të krerëve të Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve të Vatikanit janë shpeshtuar. Brenda tri ditësh, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka realizuar dy takime zyrtare me përfaqësues të Selisë së Shenjtë, një në Mynih më 19 shkurt dhe tjetri sot në Prishtinë, shkruan Gazeta Express.
Presidentja Vjosa Osmani, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë, bashkë me kryediplomaten Donika Gërvalla, më 19 shkurt kanë takuar Sekretarin e Vatikanit për Raporte me Shtetet, Paul Richard Gallagher.
Në këtë takim presidentja Osmani kishte shprehur gatishmërinë e Republikës së Kosovës për thellim të raporteve reciproke.
In a meeting with the Vatican’s Secretary for Relations with States, Archbishop Paul Richard Gallagher, we expressed the readiness for close cooperation with the Holy See.
???????? institutions are committed to advancing mutual relations. pic.twitter.com/sjOzqVH0hy
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) February 18, 2022
Ndërkohë kur kanë kaluar tri ditë nga takimi në Mynih, presidentja e Republikës së Kosovës ka pritur në Prishtinë delegatin apostolik të Vatikanit për Kosovën, Jean Marie Speich.
Siç njofton zyra për media e presidencës, Osmani dhe Speich në këtë takim kanë diskutuar për raportet mes Kosovës dhe Selisë së Shenjtë.
Presidentja Osmani ka shprehur bindjen se raportet me Vatikanin mund të thellohen edhe më tej dhe ka potencuar se institucionet e Kosovës janë të gatshme që të punojnë ngushtë me Selinë e Shenjtë për thellimin e bashkëpunimit.
Në anën tjetër, monsinjor Jean Marie Speich e ka falënderuar presidenten Osmani për pritjen dhe ka shprehur gatishmërinë e tij dhe të Selisë së Shenjtë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe thellimin e mëtejmë të tij.
Osmani e kishte takuar Specich edhe para dy viteve, atë kohë si kryetare e Kuvendit të Kosovës, e ku kishte kërkuar që Speich t’ia çonte papatit mesazhin se Kosova kërkon njohjen e pavarësisë nga Vatikani.
Ndërkohë më 8 shkurt të këtij viti, ishte organizuar një pritje në Vatikan për Vehbi Miftarin i cili është emëruar në pozitën e përfaqësuesit të Kosovës për kontakte me Selinë e Shenjtë.
Miftarit i ishte shtruar një drekë mirëseardhjeje në Vatikan nga përfaqësuesi i SHBA-së atje dhe nga ambasadorët e QUINT-it.
CDA Connell was honored to host a Quint lunch today to welcome Dr. Vehbi Miftari, the new Representative of the Republic of Kosovo for Contact with the Holy See. ???????????????????????????????????????????????????????? pic.twitter.com/eYDUUsmkA8
— U.S. in Holy See (@USinHolySee) February 8, 2022
Vatikani vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës, derisa mbetet të shihet se cili do të jetë rezultati i intensifikimit të këtyre kontakteve mes dy shteteve.