4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Shpërthimi në veri ndodhi në afërsi të një hoteli, njëri nga të plagosurit në gjendje më të rëndë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për  shpërthimin pas mesnatës veri të Mitrovicës, ku mbetën të plagosur dy persona.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani ka thënë për gazetën online Reporteri.net. se njëri nga të plagosurit ka marrë lëndime të rënda, por është jashtë rrezikut për jetë.

Elshani ka bërë të ditur se granata ka shpërthyer jashtë hotelit “Bisevac”.

Nga shpërthimi janë dëmtuar edhe shtatë vetura që gjendeshin aty pranë, ndërkaq autoritetet e sigurisë thanë se po merren për zbardhjen e këtij rasti.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut ka thënë se rasti nuk lidhet me çështje etnike.

“Nuk kemi arsye të besojmë që ky rast ka lidhje me çështje etnike”, tha Elshani

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img