Site icon PrishtinaPress

Shpërthimi në qendër trondit Stambollin, ka të vdekur (VIDEO)

15:10 – Guvernatori i Stambollit thotë se ka të vdekur nga shpërthimi me bombë 

Guvernatori i qytetit të Stambollit, Ali Yerlikaya, ka thënë se ka të vdekur dhe të lënduar nga shpërthimi me bombë që tronditi Turqinë, pak më parë.

“Sot rreth orës 16.20 ka ndodhur një shpërthim në rrugën Taksim Istiklal në lagjen tonë Beyoğlu. Në vendngjarje kanë shkuar ekipet tona të policisë, shëndetësisë dhe zjarrfikësve. Ka viktima dhe të plagosur. Zhvillimet do të ndahen me publikun”, ka shkruar ai në Twitter.

14:47 – Mediat turke kanë raportuar të dielën se ka ndodhur një shpërthim në rrugën popullore të këmbësorëve “Istiklal” të Stambollit, ku janë plagosur 11 persona.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ambulanca, zjarrfikësit dhe policia, ndërsa shkaku i shpërthimit nuk dihet akoma.

Përdoruesit e mediave sociale kanë deklaruar se dyqanet dhe rruga janë mbyllur, shkruan Associated Press./Prishtinapress/

Exit mobile version