Kandidat i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka shkuar në vendin e ngjarjes pas shpërthimi në kanalin ujor të Zubin Potokut.
Ai ka bërë me dije se ka shkuar për të parë nga afër dëmet që i ka shkaktuar mjeti shpërthyer.
Hamza e ka dënua aktin, duke kërkua nga organet e sigurisë që të zbardhet rasti.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se është në kontakt të vazhdushem me të gjitha organet e sigurisë.
“Erdha në Varagë të Zubin Potokut, në vendngjarje, për ta parë nga afër gjendjen dhe dëmet e shkaktuara në kanalin ujor nga mjeti shpërthyes. E dënoj aktin dhe kërkoj nga institucionet e rendit dhe ligjit, që ta zbardhin sa më shpejt rastin dhe përgjegjësit të vihen para drejtësisë. Jam shumë i shqetësuar me ndërprejen e furnizimit të ujit të pijes. Po ashtu, jam në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet e vendit të përfshira në sanimin e dëmit dhe shpresoj të tejkalohet sa më shpejt kjo situatë”, ka shkruar Hamza.