Nga shpërthimi që ka ndodhur në një depot e derivateve në Miradi të Fushë Kosovës, kanë mbetur të lënduar 4 persona.
Njëri nga të lënduarit është në gjendje të rëndë.
Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net edhe zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.
Fazliu ka thënë për lajmi.net se ekipet mjekësore po bëjnë maksimumin për ta shpëtuar.
“Është duke u trajtu në emergjencë, ekipi mjekësor po e bën maksimumin. Edhe kirurgët plastik dhe ekipi i reanimimit janë duke u marrë me rastin. Por gjendja është e rëndë, ka djegie”, ka thënë Fazliu.
Ende nuk dihet se si ka ardhur deri te shpërthimi.
Policia ka bërë të ditur se varësisht nga situate do ta evakuojë edhe zonën në afërsi.