Në Vlashnje të Prizrenit në orët e hershme të mëngjesit të së hënës ishte raportuar se brenda objektit në QMF ka shpërthyer një zjarr.
Njësitë policore kanë dalë në vendngjarje dhe zjarrfikësit e kanë lokalizuar zjarrin që dyshohet të jetë shkaktuar nga energjia elektrike pas shpërthimit të një bojleri të ujit.
Nuk raportohet për të lënduar.