Sot në tregun e kafshëve në Prizren ka ndodhur një shpërthim ku kanë mbetur të lënduar nëntë persona.
“Sot më datë 22.11.2023. rreth orës 04:50, policia ka pranuar informatë për një rast plagosjeje te Tregu i Kafsheve ne Prizren”, ka thënë për Klankosova.tv Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë Rajonale të Prizrenit.
“Nga informatat e pare është kuptuar se 9 perona kane pesur lëndime nga shpërthimi i nje granata dore. Te gjithë te lënduarit janë ne emergjencën e Spitalit Rajonal te Prizrenit”, ka thënë për Klankosova.tv Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë Rajonale të Prizrenit.
“Policia ka dal ne vendngjarje dhe është informuar prokurori kujdestar gjithashtu. Ne vendngjarje kane dale hetimet rajonale te Prizrenit dhe janë duke mbledhur provat dhe dëshmitë”.
“Tre te dyshuarit janë identifikuar dhe janë ne kërkim policor”.