Site icon PrishtinaPress

Shpërthim në Prishtinë, dyshohet për grantë dore – dëmtohen 6 vetura

Rreth orës 07:00 është pranuar informata për një shpërthim në rrugën “Zekirja Cana” në Prishtinë. Nuk raportohet për të lënduar, por 6 vetura janë dëmtuar. 

Këtë për Insajderin e ka konfirmuar Insajderin zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci 

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para bëhet e ditur se si pasojë e shpërthimit nga fragmentet e mjetit shpërthyes gjashtë vetura janë dëmtuar përderisa nuk raportohet për pasoja në njerëz”, tha ai

Përgjatë kryerjes së ekzaminimit të vendngjarjes rruga është bllokuar për lëvizje ndërkaq njësia për menaxhimin e mjeteve shpërthyese ka bërë pastrimin e terrenit, tha Borovoci.

Dyshimet e para, tha Borovci se janë për një grantë dore. 

“Rezultatet e para sugjerojnë që mjeti shpërthyes të ketë qenë granatë dore, ndërkohë që policia po vijon me ndërmarrjen e veprimeve të tjera për ndriçimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, konfirmoi ai.

Exit mobile version