Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një sasi eksplozivi ka shpërthyer në një automjet në qytetin e Shkodrës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Rus’ të këtij qyteti.
Nga raportimet e para, mësohet se nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia ka mbërritur në vendngjarje, dhe hetimet kanë nisur për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.