13.1 C
Pristina
Sunday, September 29, 2024

Buy now

spot_img

Shpërthim i fuqishëm tritoli në një mobileri në Fushë Krujë

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi pak minuta më parë në një mobileri në fshatin Arremares, në Fushë Krujë.

Një sasi lëndë plasëse e vendosur në pjesën e pasme të mobilerisë ka shkaktuar të dëme të mëdha materiale, raporton abcnews.al.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën, ndërsa po ashtu bën me dije se vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e autorit/ëve.

Njoftimi i policisë:

Fushë Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 20:40, në aksin rrugor kryesor “Fushë Krujë-Tiranë”, në fshatin Arrameras, në ambientet e jashtme të një ndërtese (mobileri) të marrë me qira nga shtetasi D. C., banues në fshatin Larushk, Fushë Krujë, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilat vijojnë kontrollet në zonë, për kapjen e autorit/ëve.

Në vendngjarje ndodhen drejtuesit vendorë të Policisë dhe grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit/ëve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img