Site icon PrishtinaPress

Shpërthen zv/ministri i Brendshëm, shteti po heshtë për zbardhjen e vrasjeve!

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka ka reaguar pas deklaratave të analistit Bajrush Morina, i cili ka thënë se i di vrasësit e intelektualit Enver Maloku.

Zeka mbetet i befasuar se si institucionet nuk po ndërmarrin veprime konkrete për të zgjidhur rastet e krimeve të pasluftës.

“Dje dëgjova Bajrush Morina ku në njëfarë mënyre i dinë vrasësit e intelektualit Enver Maloku, del publikisht  e nuk shihen veprime konkrete të institucioneve tona shtetërore. O njerëz çka jeni ka bëni. Veproni. Çfarë pret kryeprokurori i shtetit”, ka thënë Zeka.

Njerëzit dalin në publik dhe flasin hapur për raste të dhimbshme të vrasjeve dhe sipas Zekës heshtën këto gjëra.

Ai ka komentuar edhe deklaratat e një të dënuari për krimet e pasluftës të dhëna mbrëmë përmes televizionit.

“Rasti i mbrëmshëm në televizioni Klan ishte shok për qytetarët e Kosovës. Këtu dikush duhet të jetë prapa grilave ata që po akuzojnë apo ata që kanë bërë veprën. Mjaftë më, mos flini”, ka deklaruar Zeka.

 

 

Exit mobile version