Para pak çastesh një zjarr ka shpërthyer në ish fabrikën e duhanit në Tetovë.
Në vendngjarje kanë arritur zjarrfikësit dhe po bëjnë përpjekje për shuarjen e zjarrit.
Raportohet se nga flakët është përfshirë një depo e kompanisë “Pofix”, ndërsa nga Policia e Tetovës thonë se nuk ka të lënduar.
Zëdhënësi i SPB Tetovë, Fatmir Rexhepi për Telegrafi Maqedoni, tha se nuk ka persona të lënduar nga ky zjarr, ndërsa i ftoi qytetarët që kanë sëmundje të frymëmarrjes, të shmangin daljen në qytetet në këto momente.
Për momentin nuk dihen shkaqet e zjarrit. Pritet që më vonë të dalin më shumë detaje rreth këtij zjarri.


