Avulli dhe gurët e vullkanit i kanë lënduar të paktën 10 persona, përfshirë turistë dhe shkencëtarë, pas shpërthimit në Malin Etna të Sicilisë, njoftojnë mediat vendore.
Turistët shkuan në Etna për ta shikuar spektaklin e shpërthimit të vullkanit aktiv, por u lanë të habitur kur rrjedhja e magmës goditi borën duke shkaktuar shpërthimin e vullkanit, transmeton Express.
“Materiali i hedhur në ajër u kthye prapa dhe goditi njerëzit në kokë dhe trup, të cilët ndodheshin më së afërmi vullkanit,” tha Umberto Marino, presidenti i Klubit të Alpeve në Katania.