-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Shpërthen Vokrri pas kritikave nga zyrtari i UEFA-s

Fadil Vokrri ka shpërthyer pas pakënaqësisë nga ana e zyrtarit të UEFA-s, Tyrge Borno.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, është shprehur thellësisht i pakënaqur me neglizhencën e punimeve në stadiumin “Adem Jashari”.

Vokrri shpreson që këtë vit mos të ndodhë ajo që ndodhi vitin e kaluar, ku ekipet mbetën jashtë garave evroiane për shkak se nuk kishte një stadium që plotësonte kriteret e FIFA-s e UEFA-s.

“Nëse nuk mund t’i zhvillojmë garat as këtë vit për shkak të infrastrukturës, kjo është katastrofale. Unë nuk guxoj as të mendoj që mund të ndodhë ajo”, deklaroi Vokrri.

“Besoj në stadium do të punohet dhe do të bëhet gati për gara, pasi asnjë kriter i vënë nga UEFA nuk është i pa arritshëm”, theksoi Vokrri

Kjo pakënaqësi erdhi menjëherë pas vizitës nga projekt-menaxheri i mbikëqyrjes nga UEFA, Tyrge Borno, i cili kritikoi ashpër institucionet kosovare për mos-kryerjen e punimeve në stadium.

“Përkundër që i keni pasur të gjitha të shkruara se çfarë duhet punuar, asgjë nuk është punuar”, tha Borno, derisa për të Prishtinës, ai nuk u prononcua për media dhe vetëm mblodhi dëshmi për punën që po bëhet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img