Dy persona janë lënduar si pasojë e shpërthimit të sistemit të gazit të ngrohjes në një shtëpi në Lipjan.
Ata janë dërguar për trajtim mjekësor.
Lidhur me rastin është shoqëruar në polici një person.
Me vendim të prokurorit më pas i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.
Lipjan 05.09.2023 – 07:40. Raportohet se në rrethana deri më tani të pa njohura në shtëpinë e viktimës në një fshat në Lipjan kishte shpërthyer sistemi me gaz i ngrohjes. Si pasoj e shpërthimit lëndime trupore kanë pësuar dy viktimat kosovarë (bashkëshort), të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit kanë dal në vendin e ngjarjes. Një i dyshuar mashkull kosovar është shoqëruar në polici dhe i njëjti pas intervistimit me rekomandim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente”, thuhet në njoftimin e policisë.