Polica ka njoftuar se një person i panjohur ka hedhur një granat dore para derës së një kafiterie në Mitrovicën e Jugut pranë sheshit “Adem Jashari”.
Si pasojë e shpërthimit janë thyer xhamat e lokalit dhe janë shkaktuar dëme materiale edhe në dy lokale tjera afariste.
Përpos dëmëve materiale nuk është raportuar për ndonjë të lënduar.
Raporti i plotë:
“Sheshi Adem Jashari, Mitrovica Jug 09.06.2023 – 03:25 -Është raportuar se para derës së një kafiterie ka ndodhur një shpërthim i një granate dore që ishte hedhur nga personi i panjohur. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale ne xhamat e asaj kafiterisë dhe dy lokaleve tjera afariste. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona te lënduar. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”.