Edhe ish-presidenti Rexhep Meidani ka folur në lidhje me protestën e banorëve të Zharrëzës që kërkojnë dëmshpërblim për shkatërrimin e shtëpive të tyre.
Lexo postimin e Meidanit në facebook:
“A mund të heshtet përpara një fotografie dhe realiteti të tille?!
A nuk duhet të reagojë fuqishëm politika, shoqëria civile, media qytetare përpara kësaj situate?!
A nuk mund të mos vije turp para kësaj mungese ndjeshmërie, vonese zgjidhjeje, indiference e ngurtësie qeverisëse?!
Shumë e dhimbshme, krejt e papranueshme, jo njerëzore!”.