Një gyp i ujit ka shpërthyer afër “Pallatit të Rinisë”.
Shkak i këtij shpërthimi lagjia “Pejton”, “Lakrishtë”, një pjesë e “Dardanisë”, rruga “Rexhep Luci” dhe “Garibaldi” kanë mbetur pa ujë.
Kështu ka njoftuar Kompania Rajonale e Ujësjellësit “KRU” Prishtina.
“Të nderuar konsumatorë, pas njoftimit qe kemi marrë, rezulton qe linja DN 300 mm AC ka shpërthyer afër “Pallatit te Rinisë” dhe si pasoje pa furnizim me ujë kane mbetur lagjet si ne vijim: Lagjja Pejton, Lakrishte, një pjesë e Dardanisë, rr. “Rexhep Luci”, “Garibaldi”. Kërkojmë ndjesë dhe mirëkuptim!”, thuhet në njoftimin e “KRU” Prishtina.