Një bombul gazi ka shpërthyer në katin e pestë të një pallati në qytetin e Pogradecit.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 5 ku fatmirësisht nuk ka të plagosur.
Në momentin e shpërthimit në banesë kanë qënë dy të moshuar të cilët sipas tyre kanë qënë duke konsumuar kafen e mëngjesit teksa bombla ka rrjedhur gaz e më pas ka shpërthyer.
Për pasojë shpërthimi ka shkaktuar dëme të shumta materiale ku dritarja e banesës nga kati i pestë ka fluturuar poshtë në tokë duke rrezikuar jetë njerëzish.
Policia dhe zjarrfikësit në vendngjarje për hetimet përkatëse./PrishtinaPress/