5.9 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Shpërthejnë pakënaqësitë në BQK, Nurboja i bindur që Guvernatori ka cenuar kredibilitetin e BQK-së

Gjate ditës së sotme Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Fehmi Mehmeti , ka reaguar përmes një komunikate për media, ku ka sqaruar arsyen e një komunikate të lëshuar për media në Prill të vitit të kaluar.  Mehmeti ka thënë se në atë kohë nuk ka qenë në detyrë, kur është lëshuar komunikata . Ndërsa bordi i BQK-së i ka kërkuar sqarim Mehmetit,  pse e ka lejuar të publikohet komunikata, ku e paraqet sektorin e sigurimeve stabil dhe me profit, gjë që është e kundërta.

Ndërkaq sot kryetari i Bordit Bashkim Nurboja i ka njoftuar anëtarët e Komisionit Parlamentar për rastin se si është lëshuar komunikata me përmbajtje mashtruese. E kjo ka bërë që të reagoj Mehmeti . E pas reagimit të tij Nurboja ka reaguar duke e quajtur guvernatorin me integritetin të cenuar dhe për të cilin mendon që s’mund të shërbejë si Guvernator.

Reagimi i plotë i Nurbojës:

Reagim për deklarimin e Guvernatorit të BQK të datës 01.03.2023, Kumtesa për publikun e shpallur me datën 05 Prill 2022 ka qene jo e vërtetë dhe kjo e pavërtetë është lëshuar me qëllim, sipas rregullave për departamentit me jashtë në BQK, kumtesat e publikuara mund të vijnë vetëm nga Guvernatori dhe Kabineti i Guvernatorit, andaj Guvernatori për këtë kumtesë ka qenë në dijeni.

Tjetra, me datën 6 Prill 2022 Guvernatori Fehmi Mehmeti ka raportuar pranë Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, ku e ka shprehur të pavërtetën të cilën e ka publikuar një ditë më herët. Guvernatori nuk mund të fshihet me mos prezence, se vete e ka thënë të njëjtën para Komisionit parlamentar. Unë dhe anëtarja tjetër e panelit Nora Latifi Jashari, jemi bindur përtej dyshimit të bazuar në Dhjetor të 2022, se Guvernatori ka lëshuar kumtese të pavërtetë: në publik, në komisionin parlamentar dhe Bordin mbikëqyrës.

E vetmja arsye pse nuk kemi proceduar me votë të mosbesimit për Guvernatorit është se konkursi për guvernator ka qenë i hapur dhe mandati i këtij Guvernatori kalon me datën 28 Mars 2023. Sipas nenit 40 pika 1 të Ligjit për BQK thotë se kërkesa e parë është integriteti. Unë mendoj që Fehmi Mehmeti e ka integritetin e cenuar, andaj nuk mendoj që mund të shërbejë si Guvernator i BQK./IndeksOnline/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img